DVP Vlorë
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori dhe u shpallën në kërkim shtetasit M. D., 34 vjeç dhe B. D., 37 vjeç (vëllezër), të dy banues në fshatin Kot, pasi dyshohet se ditën e djeshme, për shkak të një konflikti familjar, kanë goditur me automjet bashkëshortin e motrës së tyre, shtetasin A. M., 38 vjeç, banues në Vlorë, i cili aktualisht ndodhet në spitali, në kujdesin mjekësor.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasin S. S., banues në Sarandë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.