DVP Vlorë – Vihet në pranga 1 shtetas, procedohet penalisht 1 tjetër

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasin M. K., 35 vjeç, banues në Paskuqan, Tiranë, pasi duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe si pasojë ka aksidentuar shtetasin E. H., 23 vjeç, banues në fshatin Rradhimë, Vlorë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Delvinë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasin E. B., 37 vjeç, banues në Llakë, Delvinë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, pasi ka bërë kallëzim shtetasi A. B., 66 vjeç, banues në Sarandë, se 37-vjeçari i ka thyer xhamin e automjetit.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.