DVP Vlorë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë arrestuan në flagrancë shtetasin K. Sh., 22 vjeç, banues në Himarë, pasi ka dalë nga banesa, në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, e cila i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin M. Z., 49 vjeç, banues në Vranisht, Himarë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj vajzës së tij të mitur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin V. K., 58 vjeç, banues në Sarandë, pasi nuk i është bindur punonjësve të Policisë, për të ndaluar.
Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. B., 38 vjeç, banues në Sarandë, pasi ka shkelur urdhrin e mbrojtjes që kishte bashkëshortja e tij dhe dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.