DVP Vlorë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin K. S., 18 vjeç, banues në Sarandë, pasi gjatë kontrollit në automjetin që drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një dorezë metalike (përforcues grushti).
Po nga këta specialistë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. Ç., 36 vjeç, banues në Tiranë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke transportuar me automjetin e tij, 3 emigrantë që kishin qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Konispol referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin J. P., 73 vjeç, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, në fshatin Xarrë, ka goditur me grusht një 65-vjeçare.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetasit M. H., 44 vjeç, pasi dyshohet se ka vjedhur produkte të ndryshme, në një market, në lagjen “Osman Haxhiu”, Vlorë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.