DVP Vlorë – Vihet në pranga 1 shtetas, procedohen në gjendje të lirë 2 të tjerë

DVP Vlorë

Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin P. H., 52 vjeç, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, në lagjen nr. 3, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. T., 34 vjeç, banues në Vlorë, pasi ditën e djeshme, në rrugë, ky shtetas (dyshohet me sëmundje mendore) ka shtyrë një 85-vjeçar, i cili është rrëzuar dhe për pasojë është dëmtuar lehtë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A. Sh., 52 vjeç, banues në Tiranë, pasi për motive pronësie, ka kanosur me fjalë shtetasin S. V., 34 vjeç, banues në Sarandë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 11:35, në lagjen “Osman Haxhiu”, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në banesën e shtetasit Th. L., rreth 70 vjeç, (tetraplegjik), i cili për shkak të dëmtimeve të shkaktuara nga flakët, ka humbur jetën, brenda në banesë.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.