Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u bë ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim Kejdis Lekaj, 25 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë e ka dënuar me 8 muaj burgim, për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike”. Gjithashtu, në ngarkim të këtij shtetasi u referuan edhe materialet shtesë, sepse mbrëmjen e djeshme, pas një konflikti me familjarët e tij, dyshohet se ka qëlluar ne ajër me pistoletë sportive (zhurmuese).
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit B. V., 31 vjeç dhe R. S., 33 vjeç, pasi dyshohen se kanë marrë me vetëgjyqësi një automjet në përdorim nga shtetasi A. A., 34 vjeç, i cili edhe është dhunuar me sende të forta, nga shtetasi R. S.
Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, pasi më datë 19.07.2022, në fshatin Akërn, është djegur një magazinë, në pronësi të shtetasit B. D. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë u referuan materialet në Prokurori dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit A. S., 57 vjeç, pasi dyshohet se ka ndërtuar një objekt, në Himarë, pa lejen e organeve kompetente.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
– – –
Vlorë/Informacion shtesë
Në vijim të informacionit paraprak për një shtetas që u gjet pa shenja jete, në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, ju bëjmë me dije se trupi i pajetë i përket shtetasit G. R., 50 vjeç, me probleme të shëndetit mendor, i shpallur në kërkim për “Largim nga banesa”, më datë 07.07.2022.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.