DVP Vlorë – Vihet në pranga 1 shtetas i shpallur në kërkim, procedohen penalisht 2 të tjerë

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Himarë ndaluan shtetasin në kërkim F. Z., 18 vjeç, banues në fshatin Salari, Tepelenë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë e ka dënuar me 2 muaj burg, për veprën penale ”Vjedhja”.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin E. T., 37 vjeç, banues në lagjen “Lirim”, Vlorë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bababit të tij.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasin A. M., 46 vjeç, banues në lagjen nr.1, Sarandë, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.