DVP Vlorë/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale

Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë për shtetasen Gj. B., 53 vjeçe, banuese në Ksamil, Sarandë, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj kunatës së saj, shtetases E. B., 67 vjeçe, banuese në Ksamil, Sarandë.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin L. O., 21 vjeç, banues në Gjashtë, Sarandë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, drejtuar automjetin pa leje drejtimi.
——-
Në Komisariatin e Policisë Vlorë ka bërë kallëzim shtetasja D. M., 47 vjeçe, banuese në lagjen “28 Nëntori”, Vlorë, se është larguar nga banesa vajza e saj, shtetasja E. M., 20 vjeçe dhe nuk është kthyer më. Po punohet për gjetjen e saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.