Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Përndjekja”, shtetasin F. S., 57 vjeç, banues në Vlorë, sepse në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur një shtetase.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, shtetasin F. T., 53 vjeç, pasi në kundërshtim me vendimin e gjykatës, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj ish-bashkëshortes së tij.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.