Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë për veprat penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, “Kallëzimi i rremë” dhe “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim”, shtetasit F. Y., 38 vjeç dhe A. Q., 33 vjeç, banues në fshatin Akërni, Vlorë, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se i kanë vjedhur me dhunë një sasi lekësh shtetasit E. H., 32 vjeç, banues në fshatin Oshtimë, Vlorë. Gjithashtu, këta dy shtetas kanë bërë kallëzim penal të rremë dhe kanë kryer veprime për pengimin dhe zbulimin e së vërtetës, duke pretenduar se ishin vjedhur me dhunë nga katër persona të paidentifikuar, midis të cilëve edhe shtetasi E. H.
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Himarë proceduan penalisht për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, shtetasin N. Ll., 24 vjeç, banues në Himarë, pasi në lagjen Spile, Himarë, ka qëlluar më grushte në kokë shtetasin E. M., 36 vjeç, banues në Himarë.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin E. H., 32 vjeç, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.