DVP Vlorë/Vihen në pranga 4 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra penale të ndryshme.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan shtetasin A. Sh., 19 vjeç, banues në Sarandë, pasi ditën e djeshme, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka dhunuar fizikisht motrën e tij 29-vjeçare, dhe ka goditur me send të fortë shtetasin Xh. E.
Këta specialistë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Q. Q., 55 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur me mjet prerës, një 27-vjeçar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë vunë në pranga shtetasin A. M., 27 vjeç, banues në Fier, pasi ka kallëzuar një shtetase se 27-vjeçari ka kryer marrëdhënie seksuale me vajzën e saj, 12 vjeçe. Vijojnë veprimet për verifikimin e këtij kallëzimi.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Vlorë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. K., 35 vjeç, pasi ditën e djeshme, automjeti që drejtonte ky shtetas, në gjendje të dehur, është përplasur me një automjet tjetër, në rrugën “Ismail Qemali“. Nga përplasja është dëmtuar jashtë rrezikut për jetën, 35-vjeçari.
Shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Sarandës, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Korçë, ndaluan shtetasin S. L., 32 vjeç, banues në Korçë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë e ka dënuar me 24 ditë burgim, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.
Materialet procedurale i kaluan prokurorisë kompetente, për veprime të mëtejshme.
Gjatë natës, dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse në ambientet e jashtme të një subjekti në pronësi të shtetasit E. Sh., në Orikum. Si pasojë, janë shkaktuar dëme të vogla materiale. Grupi hetimor po punon për dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.