DVP Vlorë/Vihen në pranga 4 shtetas, procedohen në gjendje të lirë 3 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve M. A., 33 vjeç, banues në Angli dhe A. H., 32 vjeç, banues në Elbasan, pasi gjatë kontrollit fizik ndaj shtetasit M. A., u gjetën dhe u sekuestruan 4 doza me lëndë të dyshuar narkotike kanabis, të cilat dyshohet se ia ka blerë shtetasit A. H.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u arrestua në flagrancë shtetasi M. H., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht, një shtetase 30 vjeçe.

Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u bë ndalimi i shtetasit D. L., 39 vjeç, i shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike”.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin M. S., 26 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur me një kaçavidë, në banesën e saj, shtetasen L. H., 23 vjeçe. Shtetasi M. S. dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit D. Ç., 27 vjeçe, dhe D. H., 26 vjeç, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, pasi kishin vendosur muzikë, pas orarit të përcaktuar, në lokalin që menaxhonin, në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit E. H., 51 vjeç, pasi duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar dy shtetas të mitur, 15 dhe 17 vjeç, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Dy shtetasit e mitur, pasi kanë marrë ndihmën mjekësore, janë larguar në banesë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.