DVP Vlorë
Vihen në pranga 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin A. G., 22 vjeç, pasi Gjykata e Apelit Vlorë, e ka dënuar me 30 ditë burg, për veprën penale “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt“.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Vlorë, arrestuan në flagrancë shtetasit:
-S. G., 30 vjeç, pasi mbrëmjen e djeshme, në aksin rrugor Gjorm,Vlorë, duke drejtuar automjetin, ka aksidentuar shtetasin R. S., 34 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë jashtë rrezikut për jetën.
-E. B., 49 vjeç, banues në Vlorë, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin në gjëndje të dehur.
-E. Ll., 31 vjeç, banues në Tepelenë, pasi në rrugën në rrugën “Veli Kallapodhi, në Delvinë ka humbur kontrollin e motomjetit, të cilin e drejtonte pa leje drejtimi dhe ka pësuar dëmtime të lehta.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
– – – – –
Më datë 23.09.2021, rreth orës 02:30, në Orikum, ka rënë zjarr në pjesën e motorit të mjetin në pronësi të shtetasit P. R, ku ka vetëm dëme materiale.
Vijon puna me grupin hetimor për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.