Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin J. Ç., 40 vjec, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetasit U. Ç, banues në Sarandë, 2 aparate celulare, 2 ora dore dhe një shumë parash.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasit:
-A. G., 43 vjeçe, banues në Florida, SHBA, pasi ditën e djeshme, duke drejtuar automjetin, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin R. H., 71 vjeç, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë;
-R. A., 30 vjeç, banues në Vlorë, pasi është kapur duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi;
-E. R., 29 vjeç, banues në Vlorë, pasi është kapur duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A. B., 23 vjeç, banues në Greqi, pasi ka bërë kallëzim shtetasi E. M., 33 vjeç, se 23-vjeçari, me anë të mashtrimit i ka marrë me qira një automjet tip “Toyota”, të cilin nuk ia ka kthyer më.
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Orikum u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A. l., 38 vjeç, banues në Vlorë, pasi është konstatuar duke ndërtuar një strukturë me material hekuri, në Radhimë, pa lejen e organeve kompetente.
Materialet i kaluan Prokurorisë Vlorë dhe Prokurorisë Sarandë, për veprime të mëtejshme.