DVP Vlorë/Vihen në pranga 3 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.
•Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasit M. L., 21 vjeç dhe A. I., 26 vjeç, të dy banues në fshatin Shalës, Konispol, pasi janë kapur në flagrancë duke vjedhur një bagëti në pronësi të shtetasit S. I.
Në vijim të veprimeve procedurale për rastin, u krye kontroll në banesën e shtetasit M. L., ku u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë gjahu, që posedohej pa leje, disa fishekë dhe një kapuç për maskim.
Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.
•Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasen P. T., 25 vjeçe, pasi ka ushtruar dhunë ndaj prindërve të saj dhe ka dëmtuar disa pajisje, në banesën e tyre.
•Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Delvinë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin A. C., 59 vjeç, banues në Delvinë, pasi dyshohet se ka dëmtuar disa pemë ulliri, në pronësi të shtetasit F. Ll.. Vijon puna për kapjen e 59-vjeçarit.
Materialet procedurale i kaluan prokurorive përkatëse, për veprime të mëtejshme.