DVP Vlorë – Vihen në pranga 3 shtetas që drejtonin automjetet, në gjendje të dehur

DVP Vlorë/Vihen në pranga, gjatë 24 orëve të fundit, 3 shtetas që drejtonin automjetet e tyre në gjendje të dehur, njëri prej tyre tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë.
Gjatë kontrolleve të intensifikuara të ushtruara nga shërbimet e qarkullimit rrugor në Vlorë, janë arrestuar në flagrancë 3 drejtues automjetesh:
•N. Sh., 25 vjeç, banues në Fier, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur dhe tentoi të korruptonte punonjësit e Policisë duke ju ofruar atyre një shumë monetare prej 4000 lekësh, me qëllim shmangien e masës administrative.
•A. B., 44 vjeç, banues në Vlorë, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
•S. Sh., 34 vjeç, banues në Vlorë, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.
Gjatë 10 ditëve të para të muajit Prill, strukturat e qarkullimit rrugor në Vlorë dhe Sarandë kanë vijuar kontrollet në akset urbane dhe interurbane, duke ndërhyrë ndaj çdo shkeljeje që rrezikon jetën në rrugë. Si rezultat janë:
•arrestuar 9 drejtues automjetesh;
•pezulluar 6 leje drejtimi;
•vendosur 2525 masa administrative ⚠️.
Shkeljet më të konstatuara:
•314 gjoba për parakalime të gabuara;
•171 gjoba për mosvendosje të rripit të sigurimit;
•124 gjoba për përdorim të celularit gjatë drejtimit ;
•51 drejtues të ndëshkuar për drejtim nën efektin e alkoolit;
•51 masa për tejkalim të shpejtësisë përtej normave të lejuara .
Policia Rrugore e Vlorës u bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të shmangin shpejtësinë, alkoolin dhe çdo shkelje që cenon jetën.
Respekto rregullat, mbro veten dhe të tjerët! ✅
https://youtu.be/c8Xsv9m5mqo