DVP Vlorë/Vihen në pranga 3 shtetas, procedohen në gjendje të lirë 3 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasit Xh. P., 19 vjeç, E. B., 19 vjeç dhe F. P., 21 vjeç, të tre banues në Konispol, pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë hedhur lëndë piroteknike (fishekzjarre), në oborrin e banesës së shtetasit M. A., në Konsipol, të cilin më pas e kanë kanosur dhe e kanë goditur me grushte.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim policor shtetasin S. M., 41 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me send të fortë (shkop), dy shtetas 15 vjeç.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Vlorë arrestuan shtetasin D. M., 60 vjeç, banues në Vlorë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasit L. K., 39 vjeç dhe E. M., 26 vjeç, të dy banues në Elbasan, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetet, në gjendje të dehur.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Vlorës dhe Prokurorisë së Sarandës, për veprime të mëtejshme.
– – –
Sot, rreth orës 15:00, në lagjen nr.1, Sarandë, në ambientet e hotelit ku qëndronte, dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale, shtetasi danez P. H., 67 vjeç.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.