Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë bënë kapjen e shtetasit në kërkim I(Xh).P.,63 vjeç., banues në fshatin “Bejas”, Fier, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin e datës 11.12.2021, ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest me burg”, për veprën penale “Falsifikimi vulave, stampave ose i formularëve”. Shtetasi I.P.,u transferua në DVP Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Po nga Specialistët e Hetimit të Krimit u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim A.L.,57 vjeç, banues në lagjen ” Ujë Ftohtë” ,Vlorë,pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, e ka dënuar me 4 muaj burg për veprën penale “Dhunë në familje”.
Po nga këto shërbime u procedua penalisht për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, shtetasi H.T.,38 vjeç., banues në lagjen “28 Nëntori”, Vlorë, pasi për motive të dobta ka goditur me sende të forta shtetasin E.A.,21 vjeç.,i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
——-
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprën penale”Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” ,shtetasin M.M.,49 vjeç, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.