Specialistër për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, proceduan penalisht për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, shtetasit F. Gj, A. Gj, dhe V. H, H. H, banues në lagjen “Partizani”, pasi për motive të dobëta, janë konfliktuar fizikisht dhe me sende të forta me njëri-tjetrin.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Vlorë, arrestuan në flagrancë shtetasit:
-B. K., 43 vjeç, banues në Delvinë, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi;
-A. A., 43 vjeç, banues në Vlorë, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin, në gjëndje të dehur;
si dhe proceduan penalisht shtetasin F. L., 21 vjeç, banues në Vlorë, pasi duke drejtuar automjetin tip “Benz”, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin Y. K., i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.