DVP Vlorë
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin K. S., 25 vjeç, pasi ditën e djeshme, në lagjen “10 Korriku”, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur, është përfshirë në një aksident rrugor dhe është larguar nga vendi i aksidentit.
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin F. Z., 52 vjeç, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. K., 34 vjeç, pasi dyshohet se në fshatin Leshnicë, ka kanosur për motive të dobëta, shtetasin A. Sh, banues në Memaliaj.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. C., 33 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka vjedhur një kabllo plastike, në një pallat. Gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur një sasi lënde të dyshuar narkotike kanabis.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.