DVP Vlorë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin M. V., 34 vjeç, banues në Vlorë, pasi është kapur nga shërbimet e Policisë, jashtë banesës, duke thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Po nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. B., 43 vjeç, banues në Novoselë, pasi dyshohet se ka djegur aksidentalisht një kasolle në pronësi të një shtetasi tjetër, në fshatin Bishan.
Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin G. A., 23 vjeç, banues në Vlorë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Specialistët e Krimit Kibernetik të DVP Vlorë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. C., 44 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur dhe përndjekur një 56-vjeçar, në rrjetet sociale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.