DVP Vlorë – Vihen në pranga 2 shtetas, njëri prej tyre në kërkim, si dhe procedohen në gjendje të lirë 8 të tjerë, për vepra të ndryshme penale

Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Vlorë ndaluan shtetasin në kërkim K. Y., 38 vjeç, banues në lagjen “28 Nëntori”, Vlorë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me vendimin e datës 28.12.2021, e ka dënuar këtë shtetas me 5 muaj e 26 ditë burgim, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim.

Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Vlorë për shtetasit:

– R. B., 44 vjeç, Dh. B., 62 vjeç, V. B., 50 vjeç dhe A. B., 56 vjeç, banues në Panaja, për veprën penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, pasi nuk kanë lejuar të shkojë në pronën e tij, shtetasin A. T., 50 vjeç, banues në lagjen “Pavarësia”, Vlorë, duke kundërshtuar vendimin e gjykatës;

– C. O., 56 vjeçe, banuese në lagjen “1 Maji”, Vlorë, për veprën penale “Vetëgjyqësia”, pasi dyshohet se nuk ka liruar banesën, për të cilën i kishte përfunduar kontrata e qirasë me shtetasen V. A., 57 vjeçe, banuese në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë;

– L. L., 63 vjeç, banues në lagjen “Uji Ftohtë”, Vlorë, për veprën penale “Shpërdorimi i tokës”, pasi kishte hapur një kanal në anë të rrugës në lagje, dhe kishte hedhur dhera;

– J. Gj., 25 vjeç, banues në Babicë, Vlorë, për veprën penale “Përndjekja”, pasi dyshohet se ka përndjekur një shtetase.

Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Himarë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për shtetasin B. L., 36 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë të rendit publik”, pasi ka kundërshtuar punonjësit e patrullës kufitare SPK Dhërmi.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor të Komisariatit të Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasin M. Gj., 54 vjeç, banues në Shendëlli, Konispol, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.