DVP Vlorë/I shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike, kapet dhe vihet në pranga 58-vjeçari.
Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, nga shërbimet e Stacionit të Policisë Selenicë, bazuar dhe në inteligjencën informative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit:
-H. C., 58 vjeç, banues në fshatin Gorisht, Vlorë.
58-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendimin e datës 06.03.2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Ky shtetas dyshohet se në vitin 2021, ka kultivuar bimë narkotike cannabis sativa, në një zonë të pyllëzuar, në fshatin Hadëraj, Selenicë.
– – –
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve të DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin O. Rr., 28 vjeç, banues në Himarë, pasi gjatë kontrolit në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.