DVP Vlorë/Vihen në pranga 2 shtetas, njëri prej tyre në kërkim.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë kanë kapur, në lagjen “Isa Boletini”, Vlorë, shtetasin në kërkim M. Ll., 43 vjeç, banues në Vlorë. Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve bënë ndalimin e këtij shtetasi, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me vendimin e datës 28.12.2021, ka njohur vendimin penal të Gjykatës Njëantarëshe të Krimeve të Selanikut, Greqi, e cila e ka dënuar 43-vjeçarin, me 6 vjet, 8 muaj e 15 ditë burgim, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufirit”.
Po nga specialistët për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve u arrestua në flagrancë shtetasi Sh. H., 32 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë iu gjetën dhe iu sekuestruan sasi të vogla kokaine dhe kanabisi.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.