Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim kombëtar, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë kapën dhe ndaluan shtetasin A. A., 44 vjeç, banues në Sarandë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, ka caktuar ndaj këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, kryer në bashkëpunim.
Më datë 07.04.2020, shtetasi A. A., në lagjen nr.1 Sarandë, për motive pronësie, ka ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasit E. P.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasin A. Q., 38 vjeç, banues në Sevaster, Vlorë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.
Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për shtetasin I. H., 30 vjeç, banues në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë, për veprën penale “Shpërdorimi i tokës”, pasi është konstatuar duke kryer punime në një sipërfaqe toke në posedim të tij, në kundërshtim me regjimin juridik të paracaktuar për këtë tokë.
—
Në Komisariatin e Policisë Sarandë ka bërë kallëzim shtetasi R. V., 27 vjeç, banues në Sarandë, se është larguar nga banesa motra e tij 17 vjeçe dhe nuk është kthyer më.Po punohet për gjetjen e saj.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.