DVP – Vlorë Tentoi të shtypë me automjet një shtetas, shpallet në kërkim 23-vjeçari

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë bënë shpalljen në kërkim të shtetasit E. J., 23 vjeç, banues në lagjen “Partizani”, Vlorë, sepse më datë 06.01.2022, në rrugën “Veledin Kollozi”, ka kanosur shtetasin E. A., duke tentuar ta përplas me automjetin e tij. Vijon puna për kapjen e tij.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasin K. Xh., 29 vjeç, banues në Llakatund, Vlorë, pasi u konstatua nga Shërbimet e Policisë, duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin Policisë Himarë proceduan penalisht për veprat penale “Kanosja”, “Pengime për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës”, shtetasin E. M., 42 vjeç, banues në fshatin Borsh, Himarë, sepse ka kanosur dhe ka shkelur “Urdhrin e mbrojtjes” ndaj shtetases A. M.
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë proceduan penalisht për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm” shtetasin D. N.,56 vjeç, banues në Ksamil, Sarandë, pasi u konstatua duke ndërtuar një mur rrethues, pa lejen e organeve kompetente.
——-
Më datë 15.01.2022, shtetasja E. T., ka kallëzuar se më datë 14.01.2022, i është larguar nga banesa , vajza e saj e mitur 16 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.