DVP Vlorë
Gjatë fundjavës, strukturat e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në Vlorë dhe Sarandë kanë intensifikuar kontrollet në të gjitha akset rrugore, në kuadër të masave për rritjen e sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve.
Si rezultat, u arrestuan 7 drejtues mjetesh dhe u proceduan penalisht në gjendje të lirë 2 shtetas të mitur që drejtonin mjetet në gjëndje të dehur/pa leje drejtimi.
Në harkun kohor  janar–nëntor, në qarkun e Vlorës, 493 shtetas janë arrestuar/proceduar penalisht, nga të cilët 376 shtetas për “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt” (në gjëndje të dehur/pa leje drejtimi) dhe 117 shtetas për “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”.
Kontrollet vijojnë 24/7 dhe janë përqendruar kryesisht në akset urbane dhe zonat me qarkullim të dendur të automjeteve dhe këmbësorëve, duke përfshirë testet e alkoolit, verifikimin e dokumentacionit të mjeteve, kontrollin për përdorimin e celularit gjatë drejtimit, vendosjen e kaskës mbrojtëse dhe të rripit të sigurimit.
Vetëm gjatë fundjavës, u evidentuan 9 drejtues mjetesh, 2 prej të cilëve të mitur, që drejtonin mjetet në mënyrë të parregullt. Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në Vlorë dhe Sarandë referuan materialet në Prokurori dhe arrestuan:
•K. K., 44 vjeç, pasi u konstatua duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur;
•A. S., 44 vjeç, për drejtim mjeti në gjendje të dehur;
•Xh. J., 25 vjeç, për drejtim automjeti në gjendje të dehur;
•A. Sh., 43 vjeç, për drejtim mjeti në gjendje të dehur;
•A. S., 37 vjeç, pasi drejtonte një ciklomotor elektrik në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi;
•L. E., shtetas finlandez, 30 vjeç, për drejtim automjeti në gjendje të dehur;
      • O. A., shtetas turk, 43 vjeç, për drejtim automjeti në gjendje të dehur.
Gjithashtu, u proceduan penalisht 2 të mitur (16 dhe 17 vjeç), të cilët u kapën duke drejtuar automjete tip “Audi” dhe “Fiat”, pa leje drejtimi.
Vetëm gjatë javës së fundit, janë vendosur mbi 3000 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, ndër to:
•940 për tejkalim të shpejtësisë;
•140 për parakalime të rrezikshme;
•80 për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.
 Policia Rrugore e Vlorës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të shmangin përdorimin e celularit gjatë drejtimit, parakalimet e rrezikshme dhe drejtimin e mjetit nën efektin e alkoolit.
https://youtu.be/tLhofKdsI3c
