DVP Vlorë
Vijojnë kontrollet e pandërprera për lirimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme.
Procedohet penalisht një shtetas që kishte zaptuar hapësirën publike dhe e shfrytëzonte si parkim privat për hotelin e tij.
Strukturat e Komisariatit të Policisë Vlorë, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake, kanë kryer kontrolle në terren, me qëllim lirimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme.
Gjatë kontrolleve, në lagjen “Pavarësia 2”, u evidentua një rast ku një hapësirë publike ishte rrethuar dhe shfrytëzohej si parkim privat për hotelin e shtetasit që e kishte zaptuar atë.
Në përfundim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin P. Xh., 66 vjeç, banues në Vlorë, i dyshuar për veprën penale “Pushtimi i tokës”.
Në mbështetje të Policisë Bashkiake, automjetet e parkuara në këtë hapësirë u larguan, me qëllim lirimin e hapësirës publike.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë mbetet e angazhuar për garantimin e hapësirave publike dhe nuk do të tolerojë asnjë rast të shfrytëzimit të tyre në mënyrë të paligjshme. Ftojmë qytetarët të denoncojnë çdo rast të tillë në numrin 112.
#angazhimpërkushtimsakrificë
#tëvendosurkundërkrimit✅
#nëçdoskajtëvendit
#nëshërbimtëqytetarëve