DVP Vlorë
Vijojnë kontrollet për lirimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme.
Procedohen penalisht dy shtetas që kishin kthyer hapësirën publike në parkim privat.
Strukturat e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në vijim të kontrolleve në terren dhe në bashkëpunim me strukturat vendore, kanë konstatuar se dy shtetas ushtronin aktivitet tregtar në mënyrë të paligjshme, në një hapësirë publike të administruar nga Bashkia Vlorë.
Në lagjen “Uji i Ftohtë”, u konstatua se shtetasit E. S., 49 vjeç, dhe S. D., 57 vjeç, ushtronin aktivitet tregtar për parkimin e automjeteve, pa qenë të pajisur me leje përkatëse nga institucionet përgjegjëse për menaxhimin e hapësirave publike, pa qenë të regjistruar në organet tatimore, si dhe pa poseduar NIPT.
Në përfundim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paregjistruar në organet tatimore”dhe “Pushtimi i tokës”, në ngarkim të dy shtetasve E. S, dhe S. D.
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë do të vijojë kontrollet intensive për të ndaluar çdo shkelje që cënon hapësirat publike. Ftojmë qytetarët të denoncojnë çdo paligjshmëri në numrin 112.
#angazhimpërkushtimsakrificë
#tëvendosurkundërkrimit✅
#nëçdoskajtëvendit
#nëshërbimtëqytetarëve