Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasit:
– K. T., 30 vjeç, banues në lagjen “28 Nëntori”, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, pasi ka ndërtuar një mur rrethues në tokën e tij, pa lejen e organeve kompetente;
– A. M., 55 vjeç, banues në lagjen “28 Nëntori”, Vlorë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, pasi në lagjen “Uji i Ftohtë”, ka tejkaluar lejen për ndërtim në subjektin i tij.
Specialistët e Hetimit të Krimit në Stacionin e Policisë Selenicë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, si dhe bënë shpalljen në kërkim të shtetasit A. Z., 18 vjeç, pasi dyshohet të ketë kryer marrdhënie seksuale me një shtetase të mitur 16 vjeçe.
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprën penale “Dhuna në familje”, në ngarkim të shtetasve S. B., 68 vjeç dhe A. B., 65 vjeçe, banues në Finiq, pasi kanë ushtruar dhunë ndaj njëri-tjetrit, për motive të dobëta.
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Delvinë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprën penale “Kanosja”, në ngarkim të shtetasit E. Sh., 39 vjeç, banues në Delvinë, pasi ka kanosur me fjalë shtetasin O. H., 56 vjeç, banues në Delvinë.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.