Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin F. G., 61 vjeç, pasi në vendin e quajtur “Jalli”, Nartë, dyshohet se ka hedhur mbetje inerte.
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u referuan materialet në Prokurori dhe u shpallën në kërkim shtetasit e mitur A. Q., 16 vjeç dhe M. M., 15 vjeç, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur me mjet prerës shtetasin K. M., 21 vjeç, i cili pasi mori ndihmën mjekësore në spital, u largua në banesë.
Nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit A. B., 23 vjeç, i punësuar si menaxher dhe B. K., 27 vjeç, i punësuar si deejay, për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, pasi u konstatua se kishin vendosur muzikë jashtë orarit të përcaktuar, në lokalin ku ishin të punësuar, në Sarandë.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.