DVP Vlorë – Procedohen penalisht 3 shtetas

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Vjedhja”, në ngarkim të shtetasit M. C., 45 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, Vlorë, pasi dyshohet se ka vjedhur disa karrige në ambientet e jashtme të lokalit në pronësi të shtetasit G. K., 66 vjeç, banues në lagjen “10 Korriku”, Vlorë.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Stacionin e Policisë Selenicë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Dhuna në familje”, në ngarkim të shtetasit K. K., 22 vjeç, banues në Selenicë, Vlorë, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj gjyshit të tij.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Himarë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, në ngarkim të shtetasit D. I., 24 vjeç, banues në Orikum, pasi dyshohet se ka thyer xhamat e kabinës së rojës të një firme, në fshatin Palasë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.