Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasit:
– E. T., 37 vjeç, banues në lagjen “Lirim”, Vlorë, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi gjatë një konflikti, ka dhunuar fizikisht nipin e tij, shtetasin E. D.;
– T. K., 32 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, Vlorë, për veprën penale “Përndjekja”, pasi ka përndjekur një shtetase.
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasin L. B., 42 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”, pasi ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
——-
Në Komisariatin e Policisë Vlorë ka bërë kallëzim shtetasi K. T., 44 vjeç, banues në lagjen “1 Maji”, Vlorë, se i është larguar nga banesa, bashkëshortja e tij, shtetasja M. T., 37 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj