DVP Vlorë/Procedohen penalisht 2 shtetas

DVP Vlorë

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin F. Sh., 44 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se, në lagjen nr. 3, Sarandë, për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin E. V., 35 vjeç, banues në Sarandë.

Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasen E. O., 46 vjeçe, banuese në Sarandë, pasi dyshohet se, për motive të dobëta, ka kanosur me fjalë shtetasin A. H., banues në Sarandë.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.