Specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomiko-Financiar në DVP Vlorë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për shtetasin M. B., banues në lagjen “15 Tetori”, Vlorë, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave” dhe “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në biznesin e këtij shtetasi, ka rezultuar se ky aktivitet ishte i paregjistruar në organet tatimore, si dhe se shtetasi M. B. nuk deklaronte të ardhurat që gjeneronte nga biznesi.
Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, si dhe shpallën në kërkim shtetasin R. A., 44 vjeç, banues në lagjen “28 Nëntori”, Vlorë, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka dhunuar motrën e tij.
Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Delvinë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë për shtetasin Z. D., 54 vjeç, banues në Delvinë, për veprat penale “Kanosja” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”, pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë dhe ka goditur me gurë, shtetasin F. D., 45 vjeç, banues në Delvinë.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.