DVP Vlorë – Kontrolle të shtuara nga Policia Rrugore, në të gjithë qarkun

DVP Vlorë/Kontrolle të shtuara nga Policia Rrugore, në të gjithë qarkun, gjatë muajit prill, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore. 34 drejtues mjetesh të arrestuar/proceduar në gjendje të lirë dhe rreth 6000 masa administrative, për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Gjatë 24 orëve të fundit, 3 drejtues mjetesh në pranga, për drejtim të mjetit, në gjendje të dehur/pa leje drejtimi.

Shërbimet e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në Vlorë dhe në Sarandë, si rezultat i kontrolleve të intensifikuara, gjatë 24 orëve të fundit, kanë arrestuar në flagrancë 3 drejtues automjetesh:
R. B., 18 vjeç, banues në Delvinë, pasi u kap në rrugën “Onhezmi”, Sarandë, duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi;
K. K., 56 vjeç, banues në Sarandë, pasi u kap në rrugën “Panorama”, Sarandë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur;
F. B., 36 vjeç, banues në Vlorë, pasi u kap në rrugën “Gjergj Kastrioti”, Vlorë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Gjatë muajit prill, strukturat e qarkullimit rrugor në Vlorë dhe në Sarandë kanë kryer kontrolle intensive në akset urbane dhe interurbane, duke regauar ndaj çdo shkeljeje që rrezikon jetën e përdoruesve të rrugës. Si rezultat:
* janë arrestuar 19 drejtues mjetesh;
* janë proceduar në gjendje të lirë 15 drejtues mjetesh;
* janë pezulluar 9 leje drejtimi.

Gjithashtu, janë vënë 5936 masa administrative, nga këto:
* 597 për parakalime të gabuara;
* 319 për mosvendosje të rripit të sigurimit;
* 168 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;
* 471 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;
* 77 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit;
* 910 për tejkalim të shpejtësisë;
•masat e tjera për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Policia Rrugore e Vlorës iu bën thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve, që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të moderojnë shpejtësinë dhe çdo sjellje që cenon jetën në rrugë.

Respekto rregullat, mbro veten dhe të tjerët! ✅