DVP Vlorë/Policia Rrugore intensifikon kontrollet në qarkun Vlorë, 9 të arrestuar dhe mbi 1200 masa administrative gjatë javës.
Me qëllim garantimin e sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve, Policia Rrugore e qarkut Vlorë ka vijuar kontrollet intensive, ku si rezultat janë arrestuar 9 drejtues mjetesh, gjatë javës së fundit.
Vetëm në 48 orët e fundit janë arrestuar shtetasit:
•E. B., 45 vjeç, banues në Itali, u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, në rrugën “Kosova”, Vlorë.
•F. R., 45 vjeç, banues në Drashovicë, Vlorë, u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, në aksin Peshkëpi – Vlorë.
•D. Ç., 42 vjeç, banues në Belgjikë, u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, në rrugën “Dhimitër Konomi”, Vlorë.
•J. A., 40 vjeç, banues në Vlorë, u kap duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi, në aksin Vlorë – Fier.
Gjatë javës janë vendosur mbi 1200 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor në Vlorë dhe Sarandë:
4 leje drejtimi të pezulluara.
⛔ 99 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit.
57 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse.
36 masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit.
15 masa për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.
⚠️ 279 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara.
❌ 110 masa për parakalime të gabuara.
228 masa për ndalim/qëndrim të gabuar.
⚠ 443 masa për shkelje të tjera.
Policia Rrugore e DVP Vlorë vijon kontrollet e pandërprera në të gjitha akset rrugore të qarkut! Apelojmë për respektimin e rregullave të qarkullimit, pasi çdo shkelje mund të rrezikojë jetën tuaj dhe të të tjerëve. Siguria në rrugë është përgjegjësi e përbashkët!