DVP Vlorë – Kapet dhe vihet në pranga një 22-vjeçar në kërkim

DVP Vlorë/Kapet dhe vihet në pranga një 22-vjeçar në kërkim, i dënuar me 20 muaj burgim për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe shërbimet e Forcës Operacionale, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative mbi vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, kanë intensifikuar kontrollet për kapjen dhe vënien e tij përpara përgjegjësisë ligjore. Si rezultat i kontrolleve, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit D. M., 22 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë e ka dënuar me 20 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Sarandë/Nga Komisariati i Policisë Sarandë është ekzekutuar masa e sigurisë “Arrest në burg” për shtetasin M. A., 33 vjeç, i dyshuar për veprat penale “Kallëzim i rremë” dhe “Goditje për shkak të detyrës”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorive, për veprime të mëtejshme.