Kontrolle të pandërprera në të gjithë territorin, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e krimeve mjedisore.
Goditen 3 raste, procedohen në gjendje të lirë 3 shtetas.
Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Vlorë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin V. D., 40 vjeç, banues në fshatin Bunavi, Vlorë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me mjete të tjera”, pasi u kap në afërsi të lumit Shushicë, në fshatin Bunavi, me një skrep dhe dy kamionë me inerte, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Himarë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin L. Q., 43 vjeç, banues në fshatin Qeparo, Himarë, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, pasi është konstatuar duke ndërtuar një objekt në pronën e tij në fshatin Qeparo, Himarë, pa lejen e organeve kompetente.
Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasin I. L., 47 vjeç, banues në Ksamil, Sarandë, për veprën penale “Shpërdorimi i tokës”, pasi është konstatuar në lagjen nr.4 Ksamil, duke gërmuar në një sipërfaqe toke.
—
Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Dhërmi, gjatë patrullimit të zonës, kanë gjetur një armë zjarri pistoletë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e personit që ka hedhur armën.
—
Në Komisariatin e Policisë Sarandë ka bërë kallëzim shtetasjaa B. P., 33 vjeçe, banues në Konispol, se është larguar nga banesa vajza e saj 16 vjeçe dhe nuk është kthyer më. Po punohet për gjetjen e saj.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.