DVP Vlorë
Komisariati i Policisë Vlorë ndaloi shtetasin F. S., 62 vjeç, banues në fshatin Sherishtë, pasi dyshohet se ka vjedhur në 3 banesa në këtë fshat, një sasi vaji ulliri, orendi të ndryshme shtëpiake dhe vegla pune.
Gjithashtu, referoi materialet në Prokurori, pasi në lagjen “Kushtrimi”, dyshohet se në kushte të rënduara psikologjike është vetëvarur në oborrin e banesës së tij, shtetasi M. V., 34 vjeç, banues në Vlorë.
Komisariati i Policisë Himarë arrestoi shtetasin E. M., 44 vjeç, banues në Dhërmi, pasi ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.