DVP Vlorë, gjatë 24 orëve të fundit

DVP Vlorë

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Vlorë arrestoi shtetasin V. V., 51 vjeç, banues në Sarandë, pasi në pikën e kalimit kufitar Qafbotë, Konispol, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë Kufitare, në automjetin e tij, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, doza lënde të dyshuar narkotike kokainë, një peshore elektronike dhe një celular.

Gjithashtu, referoi materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin M. M., 35 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi lëndë e dyshuar narkotike kokainë.

Komisariati i Policisë Vlorë referoi materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin P. K., 52 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, Vlorë, pasi shërbimet e IMT Vlorë kanë konstatuar se po kryente punime ndërtimi të paligjshme në një objekt në pronësi të tij.

Komisariati i Policisë Himarë referoi materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin K. B., 69 vjeç, banues në Dhërmi, sepse në afërsi të kishës “Shën Dhimitri”, në fshatin Dhërmi, ka restauruar një objekt të vjetër, pa leje mga organet kompetente.

Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori dhe u shpallën në kërkim shtetasit K. C., 29 vjeç, dhe F. C., 27 vjeç, banues të dy në Borsh, pasi ka bërë kallëzim shtetasi R. D., 57 vjeç, banues në Tiranë, se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë prishur një ndërtesë njëkatëshe në fshatin Borsh, Himarë.

Komisariati i Policisë Sarandë referoi materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasin A. R., 39 vjeç, banues në Sarandë, pasi nga verifikimet e kryera për rastin e datës 17.11.2024, ku mbeti i dëmtuar aksidentalisht, në kokë, shtetasi N. N., 57 vjeç (i punësuar nga shtetasi A. R.), ka rezultuar se punimet po kryheshin pa lejen e organeve kompetente.

Materialet iu referuan prokurorive, për veprime të mëtejshme.