DVP Vlorë
Komisariati i Policisë Vlorë referoi materialet në Prokurori dhe shpalli në kërkim shtetasin J. B., 41 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Pushtimi i tokës”. Ky shtetas dyshohet se më datë 17.11.2024, në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë, është konfliktuar fizikisht me shtetasin S. H., 69 vjeç, banues në Vlorë, për një sipërfaqe toke në pronësi të këtij të fundit. Shtetasi S. H. aktualisht ndodhet në spitalin e Vlorës, në kujdesin e mjekëve. Punohet për kapjen e shtetasit J. B.
Sektori i Policisë Rrugore në DVP Vlorë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit:
E. D., 18 vjeç, banues në Vlorë, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi;
A. B., 21 vjeç, banues në fshatin Gumenicë, Vlorë, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.
Mëngjesin e sotëm, në lagjen “24 Maji”, Vlorë, ka humbur jetën në banesë, dyshohet për shkaqe natyrale, shtetasja N. B., rreth 69 vjeçe. Punohet për zbardhjen e rrethanave të rastit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.