DVP Vlorë
Komisariati i Policisë Vlorë arrestoi shtetasin F. Z., 41 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga punonjësit e OSHEE-së, në subjektin që ai menaxhon, në lagjen “Pavarësia 3”, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.
Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Vlorë ndaloi shtetasin A. E., 25 vjeç, banues në Bergamo, Itali, i cili ishte shpallur në kërkim pasi më datë 02.09.2024, ka kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë, gjatë kryerjes së detyrës. 25-vjeçari është kapur nga shërbimet e DRKM Durrës, në dalje të RSH-së.
Stacioni i Policisë Konispol referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit R. I., 23 vjeç, M. I., 42 vjeçe, dhe B. H., 38 vjeç, të tre banues në Konispol, pasi dyshohet se gjatë një konflikti për çështje pronësie, shtetasit R. I. dhe M. I. kanë goditur me grushte shtetasen Th. H., ndërsa shtetasi B. H. dyshohet se ka qëlluar në ajër, me armë gjahu të cilën e kishte me leje.
Po ky stacion referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimin penal për shtetasin O. D., 35 vjeç, banues në Konispol, pasi shtetasi A. Ç. ka bërë kallëzim se 35-vjeçari e ka kanosur me fjalë.
Materialet iu referuan prokurorive, për veprime të mëtejshme.