DVP Vlorë, gjatë 24 orëve të fundit

DVP Vlorë

Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare në DVP Vlorë referuan materiale dhe nisën procedimin penal për shtetasin A. L., 53 vjeç, banues në Ksamil, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim shtetasja B. L., se ky shtetas përdor apartamentin e saj në Ksamil, për të akomoduar shtetas të ndryshëm, pa i deklaruar në organet tatimore.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë referuan materiale në Prokurori për dy raste, konkretisht:

•në lagjen “Kushtrimi”, dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht nga kati i tretë i banesës dhe si pasojë ka humbur jetën shtetasi I. D., 51 vjeç;

•në rrugën e vjetër automobilistike Kaninë-Vlorë, është djegur në lëvizje, dyshohet si pasojë e një shkëndije elektrike, një automjet me drejtues shtetasin A. M., ku janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Selenicë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin R. A., 43 vjeç, banues në fshatin Gjorm, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim shtetasi K. B., 70 vjeç, banues në të njëjtin fshat, se ky shtetas e ka larguar forcërisht nga sipërfaqja kullosore që ka me kontratë nga Bashkia Selenicë.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.