DVP Vlorë
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin A. S., 36 vjeç, banues në Sarandë, pasi ndaj tij ka bërë kallëzim shtetasi G. A., se ky shtetas kishte publikuar në aplikacionin TikTok një video të djalit të tij, 23 vjeç, pa pëlqimin e këtij të fundit, duke ekspozuar jetën e tij private.
Gjithashtu, gjatë kontrollit në subjektin ku punonte shtetasi A. S., u konstatua se pronarja e këtij subjekti, shtetasja S. M., 42 vjeçe, ushtronte aktivitet tregtar pa kasë fiskale dhe me punëtorë të pasiguruar. Në vijim të veprimeve, ndaj saj nisi procedimi penal, në gjëndje të lirë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin Ç. B., 20 vjeç, banues në Sarandë, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde e dyshuar narkotike, e llojit kanabis.
Sot, në spital është paraqitur për ndihmë mjekësore një shtetase e mitur, 17 vjeçe, e cila dyshohet se ka konsumuar një sasi medikamentesh në banesë. Ajo do të transportohet në Tiranë për ndihmë të specializuar mjekësore. Grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.