DVP Vlorë
Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Vlorë referoi materiale në Prokurori dhe nisi procedimin penal për shtetasit D. T., 30 vjeç, banues në Shijak, dhe A. A., 54 vjeç, banues në Durrës, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se kanë kryer punësime me kontrata fiktive të disa shtetasve të huaj indianë.
Komisariati i Policisë Himarë referoi materiale në Prokurori dhe nisi procedimin penal për shtetasin J. R., 61 vjeç, banues në Tërbaç, Himarë, pasi ndaj tij ka paraqitur kallëzim penal shtetasi T. Q., 78 vjeç, banues në Himarë, se ky shtetas e ka kanosur me fjalë për një konflikt kullotash mes tyre.
Nga Komisariati i Policisë Vlorë u kryen veprime procedurale lidhur me rastin e ndodhur në lagjen “15 Tetori”, ku dyshohet se është vetëvarur në banesën e prindërve të tij shtetasi M. H., 38 vjeç, banues në Vlorë.
Stacioni i Policisë Selenicë referoi materiale në Prokurori dhe nisi procedimin penal për shtetasin Y. R., 58 vjeç, banues në Llakatund, Vlorë, sepse më datë 12.12.2024, në fshatin Dushkarak, Selenicë, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin B. H., 29 vjeç, banues në Rroms, Selenicë, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.