DVP Vlorë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Endline”

DVP Vlorë/Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit, operacioni policor i koduar “Endline”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Vihet në pranga 1 shtetas që transportonte në automjet lëndë narkotike kanabis, me qëllim shitjen.

Sekuestrohen lënda narkotike, 3 aparate celularë dhe automjeti me të cilin qarkullonte.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative dhe në vijim të kontrolleve të pandërprera për goditjen e veprimtarive të paligjshme në fushën e narkotikëve, finalizuan operacionin policor të koduar “Endline”.

Në kuadër të këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi:

• E. L., 22 vjeç, banues në fshatin Babicë e Madhe, Vlorë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin tip “Benz”, i cili drejtohej nga ky shtetas, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 216 gram lëndë narkotike të dyshuar “Cannabis Sativa”, të fshehur poshtë sediljes së shoferit.

Së bashku me lëndën narkotike, u sekuestruan gjithashtu 3 aparate celularë dhe automjeti tip “Benz” me të cilin lëvizte shtetasi E. L.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

#angazhimpërkushtimsakrificë
#tëvendosurkundërkrimit ✅
#nëçdoskajtëvendit
#nëshërbimtëqytetarëve