DVP Vlorë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Border 12”.
U kap duke transportuar me automjet, kundrejt pagesës, 2 shtetas të huaj që synonin kalimin e paligjshëm të kufirit me Malin e Zi, vihet në pranga 22-vjeçari.
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me shërbimet e Delta Force, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative, ka finalizuar operacionin policor të koduar “Border 12”, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:
V. Gj., 22 vjeç, banues në Shkozet, Durrës.
Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Delta Force, në aksin rrugor “Qeparo-Kuç”, duke transportuar me automjetin tip “Volkswagen”, kundrejt pagesës, 2 shtetas të huaj që synonin kalimin e paligjshëm të kufirit me Malin e Zi.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan automjeti dhe 1 celular.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.