DVP Vlorë
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë referuan materialet në prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E. H., 21 vjeç dhe M. B., 20 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se për motive të dobëta kanë kanosur me fjalë dhe kanë goditur me grushte, shtetasin A. T.
Në lidhje me një video të publikuar në rrjetet sociale, në të cilën shfaqen disa shtetas duke u konfliktuar me njëri-tjetrin, në Ksamil, specialistët e Komisariatit të Policisë Sarandë, bazuar në pamjet e publikuara, kanë nisur hetimet për dokumentimin e këtij rasti. Si rezultat i veprimeve hetimore u bë i mundur identifikimi i 10 shtetasve të mitur që shfaqen në video. Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, për motive të dobëta, në datën 09.02.2023, në Ksamil, janë konfliktuar fizikisht me disa shtetas të huaj (polak), të cilët nuk kanë bërë denoncim për këtë rast. Në përfundim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurorinë e Sarandës dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, për shtetasit E. M., E. M., F. D., A. S., E. S., A. V., G. T., A. K., I. C. dhe G. M., të moshave 15 dhe 16 vjeç.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Vlorë arrestuan në flagrancë shtetasit:
-E. O., 38 vjeç, banues në Vlorë, pasi duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi, në rrugën “Faik Konica”, Vlorë, është përfshirë në një aksident rrugor me automjetin me drejtuese shtetasen A. Ll. Nga ky aksident ka mbetur i dëmtuar shtetasi E. O., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën;
-I. H., 48 vjeç, banues në Fier, pasi duke drejtuar një automjet tip kamion, në hyrje të fshatit Novosel, ka aksidentuar shtetasin Rr. B., 74 vjeç, i cili udhëtonte me biçikletë. 74-vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme.