Specialistët e Hetimit të Krimit në Stacionin e Policisë Selenicë arrestuan në flagrancë për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Shkatërrimi pronës”, shtetasin A. H., 25 vjeç, banues në fshatin Rromës, bashkia Selenicë, pasi ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin S. V., i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën, si dhe i ka thyer atij, xhamin e automjetit.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomike-Financiare proceduan penalisht për veprën penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, shtetasin F. H., 40 vjeç, banues në Xhafzotaj, Shijak, pasi ka bërë kallëzim shtetasja L. C., 52 vjeçe, me profesion notere, se ky shtetas ka bërë një kontratë për shitje automjeti, duke falsifikuar stemat, vulat dhe nënshkrimet e saj.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.